Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogani lidh anëtarësimin e Suedisë në NATO me aprovimin e SHBA-së për aeroplanët F-16

erdogan

Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Parlamenti i Turqisë është i varur nga aprovimi i kërkesës së Turqisë nga SHBA-ja për blerjen e aeroplanëve ushtarakë F-16, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, raporton agjencia “AP”.

Erdogan ka thënë se Parlamenti i Turqisë dhe Kongresi i SHBA-së duhet të veprojnë njëkohësisht në këtë aspekt.

Erdogan po ashtu ka thënë se Kanadaja dhe shtetet tjera aleate të NATO-s duhet t’i heqin embargot e armëve të vendosura ndaj Turqisë.

“Zhvillimet pozitive në SHBA sa i përket çështjes së aeroplanëve F-16 dhe mbajtja e premtimit të Kanadasë, do të përshpejtojë vendimin e Parlamentit sa i përket anëtarësimit të Suedisë në NATO. Gjitha këto janë të lidhura”, ka thënë Erdogan.

Erdogan ka bërë këto komente vonë të hënën pasi u kthye nga vizita nga Hungaria.

Edhe Erdogani kushtëzon anëtarësimin e Suedisë në NATO me aeroplanët F-16 Botë Erdogani kushtëzon anëtarësimin e Suedisë në NATO me aeroplanët F-16

Hungaria dhe Turqia janë dy anëtaret e vetme të NATO-s që po e bllokojnë anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

Erdogan ka thënë se ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka ngritur çështjen gjatë bisedimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.