Parlamenti turk do të respektojë premtimin e tij dhe do të ratifikojë ofertën e Suedisë për anëtarësim në NATO, me kusht që administrata amerikane e presidentit Joe Biden të hapë rrugën për shitjen e avionëve F-16 në Turqi, ka thënë të martën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan, duke u kthyer nga enklava e Azerbajxhanit të Nakhçivanit, u tha gazetarëve se ministri i Jashtëm, Hakan Fidan dhe sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, diskutuan ofertën e Suedisë për anëtarësimin në NATO në New York javën e kaluar.
“Nëse ata (SHBA-ja) përmbushin premtimet e tyre, parlamenti ynë do të përmbushë premtimin e tij. Parlamenti turk do të ketë fjalën e fundit për anëtarësimin e Suedisë në NATO”, ka thënë Erdogan.
Anëtarësimi i Suedisë në NATO ka mbetur peng shkaku që Turqia, si vend anëtare, nuk e ka ratifikuar ende në Parlamentin e saj. Por sipas raportimeve, është arritur akordi që Turqia ta pranojë si anëtare të NATO-s, Suedinë.