Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini u thotë biznesmenëve rusë se s’kishte zgjidhje tjetër për Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka thënë të enjten bizneseve ruse se ai nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të urdhëronte atë që ai e quajti një operacion special kundër Ukrainës.

Putini ka thënë se të gjitha përpjekjet e mëparshme të Moskës për të ndryshuar situatën e sigurisë nuk kanë çuar gjëkundi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë sulmi i saj në Ukrainë.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe tashmë kanë bërë të ditura një varg sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë, derisa është raportuar se tregjet ruse e kanë mbyllur ditën e enjte për 33% më dobët.