Presidenti rusm Vladimir Putin, ka deklaruar se ai është i gatshëm të "negociojë me të gjithë të përfshirët në këtë proces për zgjidhje të pranueshme" në lidhje me luftën në Ukrainë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, duke cituar intervistën e Putinit me TV shtetëror të dielën.
"Unë nuk mendoj se është aq e rrezikshme, mendoj se ne po ecim në drejtimin e duhur, duke mbrojtur interesat tona kombëtare dhe interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Dhe ne thjesht nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë qytetarët tanë. Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirë në këtë proces për zgjidhje të pranueshme, por varet nga ata. Nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, janë atë”, ka deklaruar Putin.
Mirëpo këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, shkroi në Tëitter se "Putini duhet të kthehet në realitet".
“Rusia sulmoi e vetme Ukrainën dhe po vret qytetarë. Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë. Kjo është e qartë, kështu që ne po shkojmë në Tribunal”, ka shkruar Podolyak.
Komentet e Putinit vijnë ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj kundër Ukrainës. Të dielën, Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, tha se trupat ruse goditën Kramatorsk me tri raketa. Një zonë industriale u godit por nuk pati viktima.
-
Putini thotë se është i gatshëm të negociojë, porse po refuzohet nga Kievi e Perëndimi
-
Putin: Plani i Trumpit mund të jetë baza për një zgjidhje përfundimtare në Ukrainë
-
Kremlini: Putini është i gatshëm për paqe në Ukrainë, pas përmbushjes së objektivave
-
Putini bën thirrje për “bisedime direkte” me Ukrainën
-
Kremlini: Paqja në Ukrainë s’mund të arrihet aq shpejt sa do SHBA-ja