Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u shprehën të vendosur që të mbajnë Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin përgjegjës për luftën “kundër pjesës tjetër të botës”.
Siç raportoi BBC-ja të enjten, presidentët u shprehën bashkërisht se dy vendet, së bashku me aleatët, janë më të fortë se kurrë në kundërshtimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.
“Putini mendon se mund të thyejë vullnetin e të gjithë atyre që kundërshtojnë ambiciet e tij perandorake, por sulmi ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë, ndërprerja e furnizimit me energji në Evropë për të fryrë çmimet, përkeqësimi i krizës ushqimore po dëmton njerëzit shumë të cenueshëm – jo vetëm në Ukrainë, por edhe në mbarë botën. Dhe ai nuk do të ketë sukses”, deklaroi Biden, gjatë në konference me Macronin në Shtëpinë e Bardhë.