Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës ka raportuar 392 raste të bombardimeve nga forcat ruse në Ukrainë, ka thënë të enjten një zëdhënës i ministrisë.
"Betejat vazhdojnë praktikisht përgjatë gjithë territorit të Ukrainës juglindore dhe qendrore," ka thënë zëdhënësi, duke vënë në dukje se gjashtë ura u shkatërruan gjithashtu në rajonet e Kievit, Chernihiv, Donetsk dhe Khersonit.
“Luftëtarët tanë të forcave ushtarake të Ukrainës dhe Gardës Kombëtare, Forcave tona Kufitare, rezervistëve tanë vazhdojnë të mbrojnë vendin tonë. Fitorja do të jetë e jona”, ka shtuar zëdhënësi.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia pretendon se ka fituar më shumë territor në Ukrainë
-
Rusia thotë se ka vrarë 234 luftëtarë që u futën në territor të saj nga Ukraina
-
Gati 400 mijë rusë të vrarë, thonë raportet ukrainase
-
Ukraina publikon raportin e luftës, tregon për humbjet e Rusisë
-
Rusia për 24 orë ka goditur 118 fshatra dhe qytete të Ukrainës