Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia për 24 orë ka goditur 118 fshatra dhe qytete të Ukrainës

Rusia ka bombarduar 118 fshatra dhe qytete të Ukrainës në 24 orët e fundit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko, duke shtuar se numri i sulmeve është më i madh për një ditë krahasuar me gjithë vitin.

Ai ka thënë se 10 nga 27 rajone të Ukrainës kanë qenë nën sulme të cilat kanë shkaktuar vdekje dhe lëndime.

Njerëzit kanë qenë afër vijës së frontit, ka thënë ai.

Rusia për javë të tëra ka trajnuar ushtarët në Advika, një fshat strategjik në Donetsk.

Ai ka thënë se dy civilë janë vrarë dhe ka paralajmëruar se Rusia është duke përgatitur një valë të tretë të ofensivës.

Edhe 600 mijë familje në terr pas sulmit rus në Ukrainë Botë 600 mijë familje në terr pas sulmit rus në Ukrainë

Presidenti ukrainas në adresimin e tij gjatë natës ka thënë se “jetojmë në një botë e cila mësohet me suksesin shumë shpejt”.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu ka thënë të mërkurën se Ukraina është duke e humbur luftën pavarësisht armëve të NATO-s.