Ukraina ka reaguar me seri të bombardimeve ajrore në qytetet kufitare të Rusisë.
Të paktën katër persona janë vrarë në Belgorod dhe Bryansk.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se ka shkatërruar disa raketa dhe dronë, që kishin cak territorin rus nga Ukraina.
Reagimi i Ukrainës është nxitur nga bombardimet ruse që lanë të vrarë 39 persona në qytetet ukrainase.
Së paku 160 persona janë lënduar nga bombardimet në qytetet Kiev, Odesa, Dnipro, Kharkiv dhe Lviv. Këto bombardime janë cilësuar si më të mëdhatë qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka konfirmuar se cak i bombardimeve ruse kanë qenë 120 fshatra dhe qytete të Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia pretendon se rrëzoi disa raketa ukrainase të lansuara në Belgorod e Krime
-
Ukraina sulmon me raketa dhe dronë Rusinë
-
Të paktën 30 të vdekur në Ukrainë nga seria e bombardimeve ajrore
-
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev