Një autobus që po barte udhëtarë u përplas në një kanal në Stamboll të dielën në mëngjes, duke lënë të vdekur dy persona dhe 18 të lënduar.
Mësohet se në mesin e personave të vrarë është edhe shoferi i autobusit. Ambulancat u dërguan menjëherë në vendngjarje në autostradën e Marmarasë Veriore.
Sipas Anadolu Agency, autobusi ishte nisur për në provincën Denizli të Detit Egje.
Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, autobusi u rrotullua në një kanal të thellë 30 metra pranë zonës së tunelit Çamlik në një rrugë që lidh Autostradën Trans-Europiane (TEM) me Autostradën Veriore Marmara.
Përveç ambulancave, ekipet e zjarrfikësve, Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor (UMKE) dhe Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe forcat e sigurisë kanë shkuar në zonën ku është bërë aksidenti.
18 pasagjerët e plagosur janë dërguar në spitalet shtetërore për mjekim pasi morën ndihmën e parë në vendngjarje. Trupat e të vdekurve janë dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
-
Gjashtë të vdekur e 25 të lënduar pas rrokullisjes së një autobusi në Turqi
-
Dy të vdekur nga përmbysja e autobusit në Turqi
-
Borë e dendur në Turqi, tre të vdekur nga aksidentet rrugore
-
12 të vdekur në Hungari pasi një autobus del nga autostrada
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë