Tre mijë të burgosur në dy burgje të Bangkokut kanë rezultuar pozitivë në testet e kryera për koronavirus, teksa Tajlanda ka vazhduar të përballet me valën e re të pandemisë. Departamenti Korrektues i Bangkokut ka njoftuar se 1 mijë e 700 të burgosur janë infektuar në burgun e veçantë të qytetit, teksa 1 mijë e 40 të tjerë në burgun e grave.
Një njoftim të tillë, Departamenti e bëri kur një aktiviste e njohur politike u lirua nga burgu, pasi që rezultoi pozitive në test gjatë javës së kaluar. Tajlanda nuk ka arritur që ta ndalë me kohë valën e re të përhapjes së pandemisë, që ka nxitur ngritjen e theksueshme të rasteve të infektimit në vend. Shteti ka shtrënguar masat kundër koronavirusit, porse nuk ka zbatuar orën policore dhe as nuk i ka ndaluar udhëtimet.
-
Tajlanda rihapet për turistët e vaksinuar nga mbi 60 shtete
-
Policia tajlandeze paralajmëron më tepër arrestime të protestuesve
-
Të burgosurit në një burg në Belgjikë izolohen nëpër qeli pas përhapjes së koronavirusit
-
Policia arreston 89 të huaj në një bar në Tajlandë për shkelje të masave anti-COVID
-
Tajlanda raporton rastin e parë të bartjes lokale të virusit pas 100 ditësh