Është duke vazhduar publikimi i dokumenteve të brendshme që së fundmi u ofruan nga ish-punëtorja e Facebookut, Frances Haugen. Ato shfaqin rrjetin social më të fuqishëm në botë, Facebookun, se si u pjesë e trazirave në Washington, janarin e këtij viti. Pos kësaj, dokumentet të marrë nga Agjencia e lajmeve The Association Press (AP).
Dokumentet e fundit flasin për gabimet që Facebooku i ka lëshuar gjatë filtrimit të termave dhe fjalëve të përdorura nga miliona përdorues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Facebooku është tepër efektiv për t’i hequr përmbajtjet të dyshuara për terrorizëm në gjuhën arabe, mirëpo kjo shkaktoi fshirjen e shumë përdoruesve arabë, duke mos i kuptuar konkretisht përmbajtjet e tyre në këtë gjuhë. Kjo ka çuar në akuzat ndaj rrjetit social për ‘mbytje të lirisë së fjalës’, thuhet në dokumentet.
Facebooku akuzohet se po humbet kontrollin e tij, duke i mbivlerësuar përdoruesit, me ç’rast duke fituar shuma të mëdha përmes reklamuesve.
Dokumente dhe të dhëna të tjera është paralajmëruar të publikohen në vijim.