Botë

Trazira e madhe në Facebook

Kur përkrahësit e Donald Trumpit ia mësynë ndërtesës së Capitolit më 6 janar, një kryengritje e një niveli tjetër po ndodhte në Facebook për të frenuar keqinformimin dhe përmbajtjen ekstreme

Dokumentet e brendshme të ofruara së fundmi nga ish-punëtorja e Facebookut që u shndërrua në sinjalizuese, Frances Haugen, ofrojnë një pamje të rrallë se si kompania u bë pjesë e trazirës famëkeqe në Washington. Shpejt u bë e qartë se edhe pas disa vitesh hetime për politika të pamjaftueshme në platformë, rrjeti social nuk e vërejti se si pjesëmarrësit e trazirës me javë të tëra zotoheshin në postime në Facebook se do të ndalonin Kongresin të certifikonte fitoren e Joe Bidenit

Kur përkrahësit e Donald Trumpit ia mësynë ndërtesës së Capitolit më 6 janar, duke kundërshtuar edhe forcat e rendit, një kryengritje e një niveli tjetër po ndodhte në një prej kompanive më të mëdha të mediave sociale.

Mijëra kilometra larg në Kaliforni, inxhinierët e Facebookut përplaseshin për të marrë kontrollin e brendshëm me qëllim që të parandalonin përhapjen e keqinformimit dhe të vinin në funksion disa ndalesa ndaj përmbajtjes ekstreme që u prezantuan pas zgjedhjeve të nëntorit 2020 – disa prej të cilave ishin bllokimi i Trumpit, fshirja e komenteve në grupet me histori të gjuhës së urrejtjes, filtrimi i thirrjeve “Ndaloni vjedhjen” dhe fuqizimi i moderatorëve të rrjetit që të vepronin më ashpër kur caktuan Shtetet e Bashkuara si zonë e rrezikshme për dhunë politike.