Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Thunberg paralajmëron “krizën ekzistenciale”, përmend “çrrënjosjen” e sistemit

Aktivistja e mjedisit, Greta Thunberg ka deklaruar se është koha që njerëzimi të fillojë të kuptojë urgjencën e situatës së krijuar nga ngrohja globale, duke bërë thirrje për ndryshim të sistemit.

Ajo theksoi se "po përballemi me një krizë ekzistenciale" dhe se është e domosdoshme "çrrënjosja e sistemit".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për BBC-në 18-vjeçarja nga Suedia ka thënë se ndryshimet nuk vijnë me samite, konferenca e diskutime, por me veprime konkrete.

"Ndryshimi do të vijë kur njerëzit të kërkojnë ndryshim. Kështu që ne nuk mund të presim që gjithçka të ndodhë në këto konferenca", tha ajo para Samitit COP26 ku do të diskutohen çështjet e ambientit.