Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, është larguar nga shteti, pasi Qeveria në Minsk e urdhëroi dëbimin e tij në një përplasje të re diplomatike.
Një zëdhënës i Ambasadës ka konfirmuar për media se ambasadori francez është larguar nga Bjellorusia qysh të shtunën. Atij i ishte dhënë afat për largim nga vendi deri të hënën. De Lacoste 57-vjeçar është dërguar me mision në Minsk në fund të vitit të kaluar.
Mediat lokale kanë sugjeruar se ai ka dështuar që të prezantojë kredencialet e tij te presidenti bjellorus, Alekander Lukashenko. Franca - sikurse edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian - nuk e njeh Lukashenkon si president, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe pretendimeve për shumë mashtrime në to.
BE-ja ka përsëritur vazhdimisht se nuk i konsideron të drejta zgjedhjet e mbajtura në Bjellorusi dhe ka zbatuar një seri sanksionesh kundër regjimit të Lukshenkos.
-
Bjellorusia liron 52 të burgosur në këmbim të lehtësimit të disa masave nga SHBA-ja
-
BE-ja i quan “të paligjshme” zgjedhjet në Bjellorusi, paralajmëron sanksione të reja ndaj vendit
-
Bjellorusia mban zgjedhjet për t’ia zgjatur mandatin Aleksandër Lukashenkos
-
Ukraina dëbon diplomatë bjellorusë
-
Bjellorusët marshojnë kundër Lukashenkos