Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kërkuar të enjten nga Bjellorusia që të shkurtojë në pesë numrin e diplomatëve në ambasadën e saj në Kiev.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Oleh Nikolenko, ka thënë për REL-in më 24 mars se ky vendim ishte përgjigje ndaj një vendimi të ngjashëm të ndërmarrë nga Minsku një ditë më parë.
Qeveria bjelloruse ka thënë të mërkurën se do të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme ukrainase që gjendet në Brest, dhe urdhëroi një numër të paspecifikuar të diplomatëve ukrainas të largohen nga ambasada në Minsk, teksa Bjellorusia vazhdon t’i ndihmojë forcat e armatosura ukrainase në sulmet e tyre kundër Ukrainës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme bjelloruse, Anatol Hlaz, ka thënë se ambasadori ukrainas dhe katër punëtorë të ambasadës do të lejohen të qëndrojnë në Bjellorusi, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të detyrohet të largohet nga vendi.
“Ky vendim është marrë për shkak të veprimeve të shumta jomiqësore të Ukrainës të kryera ndër vite me qëllim që të prishen raportet ndërshtetërore me Bjellorusinë”, ka thënë ai.
Një ditë para këtij vendimi, Shërbimi i sigurisë i Bjellorusisë ka thënë se të paktën dhjetë punëtorë të Ambasadës ukrainase, pothuajse gjysma e stafit të këtij misioni, ishin anëtarë të drejtorisë së inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe pretendoi se ata ishin të përfshirë në rekrutimin e agjentëve dhe mbledhjen e informacioneve të klasifikuara.
Edhe
BE-ja mban diplomatët në Ukrainë, dëshiron më shumë presion mbi Rusinë
Më 19 mars, Bjellorusia ka bërë thirrje që të ktheheshin të gjithë anëtarët e stafit të Ambasadës në Kiev, që nxiti spekulime se Bjellorusia po përgatitej që të dërgonte trupa në Ukrainë për të ndihmuar forcat e armatosura ruse.
Bjellorusia e ka ndihmuar pushtimin e presidentit rus, Vladimir Putin, duke lejuar që trupat ruse të shfrytëzojnë territorin bjellorus për të nisur sulme ndaj Ukrainës. /REL
-
Shtetet e BE-së thërrasin ambasadorët rusë pas kërcënimeve të reja të Moskës
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
Polonia mbyll edhe konsullatën e fundit ruse që vepron në vend
-
Bjellorusia liron 52 të burgosur në këmbim të lehtësimit të disa masave nga SHBA-ja