Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, është larguar nga shteti, pasi Qeveria në Minsk e urdhëroi dëbimin e tij në një përplasje të re diplomatike.
Një zëdhënës i Ambasadës ka konfirmuar për media se ambasadori francez është larguar nga Bjellorusia qysh të shtunën. Atij i ishte dhënë afat për largim nga vendi deri të hënën. De Lacoste 57-vjeçar është dërguar me mision në Minsk në fund të vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat lokale kanë sugjeruar se ai ka dështuar që të prezantojë kredencialet e tij te presidenti bjellorus, Alekander Lukashenko. Franca - sikurse edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian - nuk e njeh Lukashenkon si president, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe pretendimeve për shumë mashtrime në to.
BE-ja ka përsëritur vazhdimisht se nuk i konsideron të drejta zgjedhjet e mbajtura në Bjellorusi dhe ka zbatuar një seri sanksionesh kundër regjimit të Lukshenkos.