Pesë punëtorë ndërtimtarie kanë vdekur pasi një ndërtesë shkolle e cila ishte në ndërtim është shembur, në qytetin e Antwerpit të Belgjikës.
Pjesë të ndërtesës papritur kanë rënë të premten pasdite, duke tërhequr poshtë skelat në të cilat mbështeteshin. Shkaqet e rënies së tyre ende nuk dihet.
Punëtorët e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë nxjerrë të shtunën dy trupat e fundit të cilët ishin punëtorë ndërtimi dhe të cilët llogariteshin të zhdukur.
Dy nga viktimat ishin nga Portugalia dhe Rumania, u ka thënë policia belge mediave.
Nëntë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes, tre prej të cilëve janë ende nën kujdes intensiv.
“Brussels Times” raporton se shkolla që po ndërtohej ishte paraparë të hapej për fillimin e vitit të ri shkollor, më 1 shtator.
-
Pesë të vdekur në Belgjikë pas një zjarri në një ndërtesë
-
Katër të vdekur nga aksidenti në Belgjikë, në mesin e tyre dy fëmijë
-
Katër të vdekur nga shembja e skelave në një kantier ndërtimi në Vjenë
-
Pesë të vdekur dhe dhjetëra të ngujuar pas shembjes së një ndërtese në Afrikën e Jugut
-
Vdesin dy persona pas shembjes së çatisë në një shkollë në Spanjë