Pesë punëtorë ndërtimtarie kanë vdekur pasi një ndërtesë shkolle e cila ishte në ndërtim është shembur, në qytetin e Antwerpit të Belgjikës.
Pjesë të ndërtesës papritur kanë rënë të premten pasdite, duke tërhequr poshtë skelat në të cilat mbështeteshin. Shkaqet e rënies së tyre ende nuk dihet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPunëtorët e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë nxjerrë të shtunën dy trupat e fundit të cilët ishin punëtorë ndërtimi dhe të cilët llogariteshin të zhdukur.
Dy nga viktimat ishin nga Portugalia dhe Rumania, u ka thënë policia belge mediave.
Nëntë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes, tre prej të cilëve janë ende nën kujdes intensiv.
“Brussels Times” raporton se shkolla që po ndërtohej ishte paraparë të hapej për fillimin e vitit të ri shkollor, më 1 shtator.