Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohen të zhdukur një vajzë dhe një djalë në Prizren

Policia e Kosovës - SHPK

Dy persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Prizren.

Sipas njoftimit nga Policia në fshatin Petrovë, gjyshja ka raportuar se mbesa e saj e mitur është larguar nga shtëpia para tri ditësh dhe nuk është kthyer deri më tani. Sipas ankueses nuk është hera e parë që e njëjta largohet nga shtëpia pa informuar familjarët.

Ndërkaq në rrugën “Muhamet Qami” nëna ka raportuar se djali i saj mitur me datën 19.05.2021 rreth orës 10:00 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti është nën hetime.