Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet për dy të zhdukur në 24-orët e fundit, njëra e mitur

ilustrim

Dy persona janë raportuar të zhdukur brenda një dite në Prizren dhe në Biti të Epërme të Shtërpcës.

Policia ka njoftuar të dielën se një person është ankuar të premten rreth orës 08:00 të mëngjesit se familjari i tij në Shtërpcë është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ndërsa në rastin tjetër i regjistruar në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, bëhet fjalë për një vajzë të mitur, për të cilën motra e saj është ankuar të shtunën mbrëma se ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet ku gjendet.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Artikuj të ngjashëm