Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria në Birmani i kërcënon me vdekje protestuesit, përmes TikTok-ut

Ushtarë të armatosur në Birmani dhe policë po përdorin TikTok-un për të kërcënuar me vdekje protestuesit kundër grusht-shtetit, protesta këto që po zhvillohen që nga fillimi i muajit shkurt të këtij viti.

Mirëpo, aplikacioni kinez i videove ka bërë të ditur se është duke larguar çdo përmbajtje që nxit dhunën, shkruajnë mediat e huaja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grupi i të drejtave dixhitale në Birmani ka bërë të ditur se ka gjetur mbi 800 video të ushtrisë në TikTok përmes të cilave kërcënohen protestuesit ndërkohë që vetëm në protestat gjatë ditës së djeshme kanë mbetur të vdekur 38 protestues.

Disa video që kanë qarkulluar më herët shfaqin një ushtar të armatosur i cili thotë se do të gjuajë me armë këdo që i del përpara.

“Do të kontrolloj tërë qytetin dhe do të gjuajë këdo që shoh...nëse dëshironi të bëheni martir, do t’ua plotësojë këtë dëshirë”, citohet të ketë thënë një ushtar i paidentifikuar në këtë video.

Tik-Tok-u është platforma e fundit sociale e cila vuan nga përhapja e nxitjes së dhunës në Birmani.

Gjiganti teknologjik amerikan Facebook tashmë i ka bllokuar të gjitha faqet e lidhura me ushtrinë birmaneze.