Sarajevë, 25 shkurt (AP) – Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës e ka dënuar me gjashtë vjet burgim një të akuzuar për pjesëmarrje në luftën e Shtetit Islamik në Siri.
Jamsin Keseroviq, i cili ka qëndruar për shtatë vjet në Siri, është akuzuar gjithashtu për nxitjen e të tjerëve që të merrnin pjesë në grupin terrorist.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata ka argumentuar se i akuzuari publikisht u kishte bërë thirrje myslimanëve që të vrisni ushtarët dhe civilët e krishterë.
Gjykatësit gjithashtu kanë mohuar pretendimet e mbrojtjes se Keseroviqi ndodhej në Siri për punë bamirëse, kur po e ndihmonte popullatën lokale gjatë luftës.
Keseroviq ishte në mesin e shtatë boshnjakëve të kthyer nga Siria, në dhjetorin e vitit 2019. Ata ishin kthyer bashkë me 18 gra dhe fëmijë.
Më 2014, Bosnja u bë shteti i parë në Evropë që nisi dënimet me burgim për shtetasit e saj që kishin marrë pjesë në luftërat e huaja.