Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me pesë vjet burgim Y.B. për pjesëmarrje në grup terrorist dhe financim në kryerjen e terrorizmit.
Të pandehurit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Y.B. kishte lëshuar Kosovën në mars të vitit 2013 duke shkuar fillimisht në Turqi e më pas në Siri. Ai kishte filluar ushtrimet ushtarake me qëllim që të marrë pjesë në organizatën terroriste “Abal-al-Nusra ‘Daela-Islamia’”, që më vonë u bë e njohur si ISIS.
Pjesë e ISIS-it ka qëndruar deri më 28 maj të vitit 2022, ku më pas është kthyer nga Siria në Kosoëv.
“I akuzuari Y.B me qëllim të bashkëngjitjes organizatave terroriste në muajin mars të vitit 2013, me dashje dhe me vetëdije të plotë duke qenë në dijeni që veprimi i tillë është i kundërligjshëm, ka marrë pjesë në veprimtarinë terroriste në atë mënyre që e ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të tij në Republikën e Kosovës dhe ka udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës, ‘’Adem Jashari’’ për në Turqi, e pastaj përmes Republikës së Turqisë ka udhëtuar drejtë shtetit të Sirisë dhe ka filluar ushtrimet ushtarake më qëllim që të merr pjesë në luftime në kuadër të organizatës terroriste Abal-al-Nusra ‘’ Daela-Islamia’’, e cila më vonë është njohur si ISIS, organizatë kjo e shpallur, organizatë terroriste nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku ka qëndruar deri me datën 28 Maj 2022, kur edhe është kthyer nga Siria në Kosovë”, thuhet nga Themelorja.