Një haker ka siguruar qasje të paautorizuar në sistemin e kontrollimit të ujit të pijshëm në një qytet të Floridas me më shumë se 15 mijë banorë dhe ka provuar ta kontaminojë atë me kemikate helmuese.
Rasti, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, ka ndodhur pasi që sistemet janë bërë përherë më të kompjuterizuara dhe të qasshme nëpërmjet Internetit.
Hakeri ka arritur që të futet në sistemin e trajtimit të ujërave në qytetin Oldsmar, duke e përdorur një program të qasjes nga distanca.
Me këtë rast, ai e ka rritur përkohësisht nivelin e sodium hidroksidit për njëqind njësi.
Ky kemikat përdoret për trajtimin e aciditetit të ujit, por komponenti gjendet edhe në pajisjet e pastrimit. Ai mund të shkaktojë iritim, të djegura dhe komplikime të tjera po qe se përdoret në sasi më të mëdha. Autoritetet e kanë vënë re ndërhyrjen me kohë dhe kanë qenë në gjendje që të intervenojnë menjëherë.
-
Mbi 40,000 njerëz evakuohen pas rrjedhjes së një kimikati toksik në Kaliforni
-
Studimi, uji në gati gjysmën e rubineteve në SHBA përmban kimikate potencialisht të dëmshme
-
Ngrënia e një peshku nga lumenjtë dhe liqenet e SHBA-së e njëjtë si të pish një muaj ujë të ndotur
-
Ushtria furnizon me ujë kryeqytetin e Mississippit në SHBA
-
Uji i shiut nuk është i pijshëm askund në botë