Një punonjës i ngujuar në një minierë të arit në Kinë për më tepër se një javë, ka vdekur, ndërsa trupat e kërkim-shpëtimit po mundohen të largojnë rrënojat dhe të prëmirësojnë ajrosjen për të shpëtuar 21 minatorët tjerë që janë ngujuar, raportojnë mediumet shtetërore kineze, transmeton AP.
Shpëtimtarët kanë qenë në kontakt me 11 punonjës të ngujuar në një nga korridoret nëntokësore dhe u kanë dërguar atyre ushqime, ilaçe dhe furnizime tjera nëpërmjet një grope të ngushtë që është hapur. Mediumet shtetërore kanë thënë se një prej tyre kishte pësuar lëndim koke nga shpërthimi fillestar dhe ka rënë në komë para se të vdiste.
Dy minatorë tjerë në atë grup raportohet se janë në gjendje të keqe shëndetësore. Një tjetër mësohet se është gjallë në një dhomë tjetër, por fati i dhjetë minatorëve tjerë mbetet ende i paqartë.
Lodhja është evidente në mesin e punonjësve të cilët kanë mbetur të ngujuar në minierën në Qixia, në provincën Shandong, që nga 10 janari, kur u bllokua dalja pas një shpërthimi.
Trupat e kërkim-shpëthimit po mudohen të pastrojnë rrënojat dhe të hapin kanale për të përmirësuar ajrosjen e po ashtu për të tentuar të nxjerren minatorët.
-
Minatorët kinezë të ngujuar qe një javë arrijnë t’u dërgojnë letër ekipeve të shpëtimit
-
Shpresë për shpëtimin e minatorëve kinezë që u ngujuan tetë ditë më parë
-
Dy të vdekur e mbi 50 të zhdukur nga shembja e një miniere në Kinë
-
Shembet një minierë qymyri në Kinë, 14 minatorë të ngujuar
-
Nëntë minatorë kinezë gjenden të vdekur