Botë

Trumpi më në fund pranon humbjen, dënon dhunën në Kongres

Trumpi më në fund pranon humbjen, dënon dhunën në Kongres
 

Presidenti Donald Trump dënoi mbështetësit e tij të dhunshëm që sulmuan Capitolin të mërkurën dhe pranoi humbjen ndaj rivalit të tij demokrat, presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një video-mesazh të ri, të enjten mbrëma (sipas kohës në SHBA) presidenti Trump tha se tash që Kongresi ka certifikuar rezultatet "administrata e re do të inaugurohet më 20 janar" dhe fokusi i tij tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe rregullt të pushtetit.