Romë, 1 dhjetor – Policia italiane arrestoi të paktën 28 persona, të dyshuar si pjesëtarë të grupit të njohur mafioz ”Camorra”.
Të arrestuarit besohet se merreshin me trafikimin e drogës, zhvatje, armëmbajtje pa leje, plagosje, vrasje në tentativë dhe vjedhje të sendeve me vlerë përmes metodave mafioze.
Midis të arrestuarve ishte edhe Michele Senese, që besohet të jetë kreu i klanit ”Camorra” dhe një karteli droge që vepronte në Romë.
Në këtë grup ka marrë pjesë dikur edhe Fabrizio Piscitelli, i njohur si ”Diaboliku”, i vrarë në Romë në vitin 2009/ANSA.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Arrestohen 130 anëtarë të mafisë siciliane
-
Një murgeshë në mesin e 25 të arrestuarve për lidhje me mafian italiane, Ndrangheta
-
Italia vazhdon ta godasë mafinë e fuqishme, ia prangos edhe 61 anëtarë
-
Lidhjet me “Ndranghetan”, arrestohen 56 persona në Itali dhe konfiskohen pasuri 250 mln euro