Autoritetet amerikane kanë dhënë autorizimin për përdorim emergjent të një ilaçi eksperimental me antitrupa, me të cilin u trajtua presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pasi u diagnostikua me COVID-19, shkruan BBC.
Ilaçi, i zhvilluar nga Regeneron, do të lejohet për përdorim te personat që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe rrezikojnë të sëmuren më rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudimet sugjerojnë se terapia është efikase nëse administrohet herët pas diagnozës, ka thënë kompania.
Ky vendim vjen pasi rastet me COVID-19 në SHBA po vazhdojnë të shtohen.
Autoriteti emergjent nga Administrata për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) lejon përdorimin e tretmanit ndërsa vazhdojnë hetimet për sigurinë dhe efikasitetin.
Një ilaç i ngjashëm i bërë nga Eli Lilly, një kompani farmaceutike e SHBA-së, ka marrë autorizimin për përdorim emergjent më herët këtë muaj.