Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi të mërkurën trajtimin e parë antiviral oral për COVID-19: Paxlovid, një pilulë e prodhuar nga Pfizer.
Kjo është pilula e parë antivirale COVID-19 e autorizuar, që të sëmurët ta marrin në shtëpi, përpara se të sëmuren aq sa të shtrohen në spital.
Paxlovid kombinon një ilaç të ri antiviral të quajtur nirmatrelvir dhe një më të vjetër, të quajtur ritonavir.
Javën e kaluar, Pfizeri lëshoi rezultatet e përditësuara që treguan se trajtimi ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89%, nëse u jepet të rriturve me rrezik të lartë brenda pak ditësh nga simptomat e tyre të para. Nëse jepet brenda pesë ditëve të para të simptomave, efikasiteti ishte i ngjashëm, 88%.
“Autorizimi i sotëm i PAXLOVID përfaqëson një shembull tjetër të jashtëzakonshëm se si shkenca do të na ndihmojë të mposhtim përfundimisht këtë pandemi, e cila, edhe pas dy vitesh, vazhdon të prishë dhe shkatërrojë jetë në mbarë botën. Kjo terapi përparimtare, e cila është treguar se redukton ndjeshëm shtrimet në spital dhe vdekjet dhe mund të merret në shtëpi, do të ndryshojë mënyrën se si ne trajtojmë COVID-19 dhe shpresojmë se do të ndihmojë në reduktimin e disa prej presioneve të rëndësishme me të cilat përballen sistemet tona shëndetësore dhe spitalore”, ka thwnw kryetari dhe CEO i Pfizerit, Albert Bourla.
Edhe
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
“Pfizer është e gatshme të fillojë shpërndarjen në SHBA menjëherë për të ndihmuar që PAXLOVID në duart e pacientëve të duhur sa më shpejt të jetë e mundur, ka shtuar ai.
Remdesivir, i shitur me emrin e markës Veklury, është i vetmi antiviral i miratuar nga FDA-ja për trajtimin e COVID-19, dhe ai jepet në mënyrë intravenoze.
-
FDA-ja synon të vendosë paralajmërimin më serioz te vaksinat kundër Covid-it
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru
-
Njerëzit nuk janë aq të pafuqishëm ndaj demencës sa mendohet
-
Rreziku që paraqesin ilaçet e paaprovuara të diabetit që po përdoren për humbje peshe