Rreth 120 milionë teste rapide për COVID-19 do të vihen në dispozicion të shteteve me të hyra të ulëta dhe mesatare gjatë një periudhe gjashtëmujore dhe ato do të kenë çmimin maksimal prej 5 dollarësh për njësi, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Qasja më e gjerë në testet më të shpejta, të sigurta dhe të lira do t’i ndihmojë më se 133 shtete të botës në gjurmimin e infeksioneve dhe frenimin e përhapjes së rasteve me koronavirus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i OBSH-së, Tedros Adanom Gjebrejesus, ka bërë të ditur se dy prodhuesit kryesorë të testeve janë pajtuar që në bashkëpunim me Fondacionin “Bill & Melinda Gates” të “prodhojnë 120 milionë teste të reja rapide për diagnostikimin e COVID-19 brenda gjashtë muajsh”.