Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Konflikt i armatosur në kufirin Azerbajxhan - Armeni

Në kufirin ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë ka shpërthyer një konflikt i armatosur i cili ka shkaktuar humbje të jetëve nga të dyja palët.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, siç transmeton AA, thuhet se ushtria e Armenisë ka kryer goditje artilerike ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në rajonin kufitar Tovuz.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në deklaratë thuhet se koflikti vazhdon dhe se nga të dyja palët ka humbje të jetëve.

Po ashtu bëhet e ditur se situata është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit dhe se opinionit publik do t’i bëhen të ditur informacione shtesë lidhur me ngjarjen.