Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë një falënderim të veçantë për të moshuarit që sipas saj, janë përballur me vështirësi dhe vetmi në muajt e izolimit kundër koronavirusit.
Në adresimin e saj të përjavshëm, Merkeli ka falënderuar gjermanët e moshave më të vjetra që kanë pranuar kufizimet për distancë sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se ka qenë e dhimbshme që nuk kanë mundur t’i shohin fëmijët dhe nipat për shumë javë.
Si në krejt vendet e botës, edhe në Gjermani të moshuarit janë më të goditurit nga pandemia e koronavirusit.
Një numër i tyre kanë vdekur nëpër qendra të kujdesit për të moshuarit.
Gjermania ka filluar me testimin e asimptomatikëve në qendrat e kujdesit, me qëllim që të pamundësohet përhapja e koronavirusit.