Kancelarja gjermane ka kërkuar solidaritet më të madh mes gjeneratave, gjatë një bisede që kishte për krizën e koronavirusit me pacientë, kujdestarë e të afërm të tyre.
Të enjten, Angela Merkel ka lutur të rinjtë që të kujdesen për të moshuarit gjatë pandemisë.
“Ky virus na detyron të ndryshojmë sjelljet tona. Mënyra më e mirë për të tejkaluar këto kohë është të bashkohemi. Është sikur në familje. Kështu është shoqëria. Është mënyra më e mirë për të tejkaluar gjithçka bashkë. Dhe sikur të rinjtë që kërkonin për kujdes për klimën nga të moshuarit, po u kërkoj unë të rinjve që të kujdesen për ata që kanë krijuar gjithçka që ne shijojmë tash. Mbi të gjitha, janë të moshuarit që kanë bërë që të jetojmë në një shtet shumë të mirë”, ka deklaruar ajo, raporton “AP”.
Merkel i ka vlerësuar pozitive lajmet për zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19, por ka shtuar se duhet të priten të gjitha vlerësimet para shpërndarjes. Ajo ka përsëritur se grupet e rrezikuara duhet të vaksinohen të parat.
Deri tash në Gjermani janë regjistruar 873 mijë raste pozitive me COVID-19. Më shumë se 13 mijë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
-
Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale
-
Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
-
Reforma në Gjermani: Ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, tatimet e kontratat e punës
-
Merzi mbështet planet për rritjen e moshës së pensionimit në rreth 70 vjeç