Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

101-vjeçari në Itali mposht koronavirusin

Një burrë 101 vjeçar në Rimini të Italisë është kthyer në shtëpi me familjen e tij të premten pasi e ka mposhtur koronavirusin.

Burri i identifikuar vetëm si “Zotëri P” nga autoritetet, ka lindur gjatë kohës së gripit spanjoll në vitin 1919, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nënkryetarja i Riminit, Gloria Lisi, iu ka thënë mediave lokale të enjten se 101 vjeçari është lëshuar nga spitali dhe është kthyer në shtëpi pasi e ka luftuar infeksionin në spital.

“Javën e kaluar ‘zotëri P’ është hospitalizuar në Rimini pasi u testua pozitiv me Covid-19”, tha ajo.

“Një detaj që e bënë jetën e tij jo të zakonshme, është se zotëri P është lindur në vitin 1919, në mes ë një pandemie tragjike në botë”, shkruan The local.it.

Gripi spanjoll ka qenë një pandemi e pazakonshme e cila ka mbytur dhjetëra njerëz në mbarë botën në mes të viteve 1918-1920. Së paku 600,000 njerëz në Itali kanë vdekur gjatë kësaj kohe.