Një grua 101-vjeçare, Encarnacion Buisan, ka arritur të mposhtë koronavirusin në spitalin e Huesca-s, në Spanjë, pasi u regjistrua si pacientja e parë në qytet.
Ajo u nxor nga spitali dy javë pasi u shtrua, dhe mjekët e përcollën me duartrokitje.
Vajza e saj tha në një intervistë për mediat se dëshironte që rasti i nënës së saj të ishte një shembull shprese për të gjithë.
Spanja është vendi i dytë në botë me më shumë vdekje nga koronavirusi, me 11.744 të vdekur.
Për sa i përket numrit të personave të infektuar, Spanja renditet e dyta, me 124.736 raste.
Artikuj të ngjashëm
-
104-vjeçarja në Kolumbi mposhti koronavirusin për herë të dytë
-
113-vjeçarja që i mbijetoi koronavirusit: Të moshuarit janë harruar nga shoqëria
-
102-vjeçarja që i mbijetoi gripit spanjoll mposhti koronavirusin për herë të dytë
-
Spanja kalon mbi 1 milion raste me koronavirus
-
Spanja regjistron afro 10.800 raste të reja me koronavirus