Autoritetet turke kanë arrestuar 19 persona për postime provokuese lidhur me koronavirusin nëpër rrjetet sociale.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka identifikuar 93 të dyshuar në lidhje me këto postime, ndërsa ka arrestuar vetëm 19 prej tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArrestimi është bërë pasi që Turqia mori vendim që t’i mbyllë kafenetë dhe hapësirat e tjera publike, ndërsa pezulloi fluturimet në 20 shtete, si formë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit, transmeton Koha.
Autoritetet turke kanë njoftuar se postimet në rrjetet sociale po ngjallnin panik se virusi po përhapej me një shpejtësi të madhe në Turqi dhe se zyrtarët nuk kanë marrë masa të mjaftueshme.
Deri më tani, janë të konfirmuara 47 raste me koronavirus në Turqi.