Autoritetet turke kanë arrestuar 19 persona për postime provokuese lidhur me koronavirusin nëpër rrjetet sociale.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka identifikuar 93 të dyshuar në lidhje me këto postime, ndërsa ka arrestuar vetëm 19 prej tyre.
Arrestimi është bërë pasi që Turqia mori vendim që t’i mbyllë kafenetë dhe hapësirat e tjera publike, ndërsa pezulloi fluturimet në 20 shtete, si formë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit, transmeton Koha.
Autoritetet turke kanë njoftuar se postimet në rrjetet sociale po ngjallnin panik se virusi po përhapej me një shpejtësi të madhe në Turqi dhe se zyrtarët nuk kanë marrë masa të mjaftueshme.
Deri më tani, janë të konfirmuara 47 raste me koronavirus në Turqi.
-
Turqia mbyll kafenetë, kinematë dhe palestrat sportive nga frika e koronavirusit
-
Policia turke lëshon urdhrin për arrestimin e 162 personave për postime pro sulmeve
-
Turqia arreston 37 persona për postime në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e Imamoglut
-
Turqi, arrestohen 14 të dyshuar për dezinformim lidhur me tërmetin
-
Katër të arrestuar në Turqi për krijim të panikut lidhur me tërmetin