Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia mbyll kafenetë, kinematë dhe palestrat sportive nga frika e koronavirusit

Foto: Reuters

Turqia do të mbyllë përkohësisht kafenetë, palestrat sportive dhe argëtuese dhe do të pezullojë lutjet në masë në xhami në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Turqia ka konfirmuar 18 raste me koronavisurin e ri, thanë autoritetet.

Ankaraja gjithashtu zgjati një ndalim fluturimi për gjashtë vende të tjera, përfshirë Britaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve në 20, tha ministri i Shëndetësisë, raporton REL.

Autoritetet nuk njoftuan sa do të zgjasë kjo masë.

Të mërkurën e kaluar, Turqia u bë ekonomia e fundit e madhe, që raportoi një shpërthim të koronavirusit.

Që atëherë, qeveria ka marrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit përmes mbylljes së shkollave dhe universiteteve, mbajtjen e ngjarjeve sportive pa spektatorë dhe ndalimin e fluturimeve në shumë vende.

Sipas Universitetit amerikan “Johns Hopkins”, më shumë se 87,000 njerëz janë infektuar jashtë Kinës, ku autoritetet shëndetësore thonë se ka 80.860 raste.

Edhe Nëntë të vdekur në Turqi nga koronavirusi, 670 të infektuar Botë Nëntë të vdekur në Turqi nga koronavirusi, 670 të infektuar

Vdekjet globale gjithashtu kanë tejkaluar numrin e vdekjeve në Kinë, për herë të parë, pasi numri i përgjithshëm arriti në 6,513.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Evropa tani është epiqendra e virusit.

Koronavirusi Sars-Cov-2 u paraqit për herë të parë në Kinë, në dhjetor të vitit të kaluar.