Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blagojevich e quan veten “të burgosur politik”, nxit reagimin e gazetarit të CNN-së

Foto: CNN

Ish-kryebashkiaku i Illinoisit, Rod Blagojevich, është vënë në “pozitë të palakmueshme” nga gazetari dhe moderatori i rrjetit amerikan CNN, Anderson Cooper, e shkak për këtë ka qenë deklarata e këtij politikani të dënuar për korrupsion, tashmë të liruar, se kishte qenë “i burgosur politik”.

Blagojevichi, të cilit presidenti Trump ia kishte zbutur dënimin gjatë javës së kaluar, ka thënë gjatë intervistës së transmetuar të premten se është “i burgosur politik. Më kanë vënë në burg shkaku që jam marrë me politikë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Cooperit, i cili i ka thënë Blagojevichit se nuk duhet që veten ta vëjë në të njëjtin grup me të burgosur tjerë politikë, si Nelson Mandela, raporton “Rolling Stone”, transmeton Koha.net.

“Prit pak, ti i burgosur politik?”, ka pyetur Cooperi. “Nelson Mandela ishte i burgosur politik. Të burgosurve politikë nuk iu sigurohet një proces fer dhe burgosen pa të drejtë. Juve ju ka shpallur fajtor një porotë, gjykatat e apelit e kanë shqyrtuar apelin, e madje i keni drejtuar edhe Gjykatës Supreme dhe ajo ka refuzuar t’ju dëgjojë. Zor se mund të quheni i burgosur politik”.