Kandidati republikan presidencal i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përgëzoi presidentin rus Vladimir Putin për marrëveshjen historike të shkëmbimit të të burgosurve të arritur javën e kaluar me Perëndimin, duke sugjeruar se lideri rus përfitoi më shumë nga marrëveshja.
“Dëshiroj të përgëzoj Vladimir Putinin që ka bërë një tjetër marrëveshje të madhe. E patë marrëveshjen që bëmë (Amerika)?”, ka thënë Trumo para mbështetësve në fushatë në Atlanta të shtunën, ndërsa kritikoi administratën Biden.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-presidenti i SHBA-së, i cili po konkurron për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë mes një sërë çështjesh gjyqësore kundër tij, ka thënë se shkëmbimi i të burgosurve çoi në lirimin e “disa prej vrasësve më të mëdhenj” në botë.
“Ne i kthyem njerëzit tanë... por bëjmë disa marrëveshje të tmerrshme, të tmerrshme. Është mirë të thuash se i kemi kthyer, por a përbën kjo precedent të keq?”, ka thënë Trump.
Në shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Rusia liroi të enjten 16 të burgosur – duke përfshirë reporterin e “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, shtetas gjermanë dhe disidentë rusë. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e kandidatja e pritur demokrate për presidente, Kamala Harris, përshëndetën amerikanët e liruar gjatë kthimi në atdhe të enjten vonë, teksa Bideni e trumbetoi si “zgjidhje diplomatike”.
Në këmbim, tetë rusë që ishin burgosur në pesë vende u liruan – përfshirë Vadim Krasikov, kolonel nga shërbimi sekret rus, i cili u burgos përjetësisht në Gjermani për vrasjen e një disidenti çeçen në Berlin në vitin 2019.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, pranoi se marrëveshja është “shumë, shumë” e diskutueshme.
Në fjalimin në fushatë të shtunën, Trumpi la të kuptohej gjithashtu se marrëveshja e të burgosurve përfshinte edhe pagesa për Rusinë, duke thënë se kur ishte president kishte siguruar lirimin e “59 pengjeve” dhe “asnjëherë nuk kam paguar asgjë”.
Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare nën administratën Biden, ka konfirmuar se nuk janë dhënë para për marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve.