Shtatë aktivistë antifashistë në Rusi, janë dënuar me disa vite burgim nën akuzat për terrorizëm.
Gjykata e qytetit Penza, njoftoi se aktivistët pjesë e grupit të njohur “Set”, janë dënuar nga gjashtë deri në 18 vjet burgim, transmeton KTV.
Autoritetet ruse kanë thënë se aktivistët po planifikonin rrëzimin e Qeverisë përmes një grusht shteti.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe avokatët, kanë thënë se akuzat ndaj aktivistëve janë të fabrikuara dhe se gjatë mbajtjes në paraburgim ata janë torturuar.
Njëri nga shtatë aktivistët u dënua me 18 vjet burgim.
Artikuj të ngjashëm
-
Lideri i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burgim
-
Policia ruse arreston 1300 persona në protestën kundër mobilizimit
-
Arrestimi brutal i protestuesit anti-Putin [VIDEO]
-
Rusia nuk zgjedh forma për t’i dënuar kritikët e saj
-
Katër gazetarë që u akuzuan se punonin për Navalnyn, dënohen për ekstremizëm