Çmimi i naftës ka rënë nën 100 dollarë për fuçi pasi Irani ka bërë një "ofertë për ngushticën e Hormuzit".
Lëvizja vjen pas një raporti të agjencisë së lajmeve Kyodo, sipas të cilit Irani ka ofruar të rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda shtatë ditëve, nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin hapa fillestarë për të lehtësuar presionin ushtarak.
"Ekziston mundësia për të ecur drejt një marrëveshjeje”, i ka thënë Kyodos një zyrtar i lartë i qeverisë iraniane.
Por zyrtari ka shtuar se Uashingtoni zyrtar duhet të tregojë "seriozitet dhe përkushtim" nëse diplomacia pritet të përparojë.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani liston kërkesat për hapjen e Hormuzit
-
Trumpi kërcënon sërish Iranin: Hormuzi duhet hapur shpejt ose do të goditesh rëndë
-
Katari thotë se ka përparim në bisedimet drejt fundit të luftës SHBA-Iran
-
Çka po ndodh në Ngushticën e Hormuzit?
-
Çmimet e naftës rriten me rreth 5% pas sulmeve të fundit të SHBA-së e Iranit