Botë

Rusia burgos shtatë persona që dyshoheshin për tentim puç

Foto: TASS

Shtatë aktivistë antifashistë në Rusi, janë dënuar me disa vite burgim nën akuzat për terrorizëm.

Gjykata e qytetit Penza, njoftoi se aktivistët pjesë e grupit të njohur “Set”, janë dënuar nga gjashtë deri në 18 vjet burgim, transmeton KTV.

Autoritetet ruse kanë thënë se aktivistët po planifikonin rrëzimin e Qeverisë përmes një grusht shteti.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe avokatët, kanë thënë se akuzat ndaj aktivistëve janë të fabrikuara dhe se gjatë mbajtjes në paraburgim ata janë torturuar.

Njëri nga shtatë aktivistët u dënua me 18 vjet burgim.