Shqipëria vazhdon të mbetet një demokraci hibride, thotë njësia e inteligjencës së “The Economist”, në raportin më të fundit për demokracinë në botë, ku në analizë merren 167 vende. Ndër to, Shqipëria renditet e 79-ta, tre pozicione më poshtë se një vit më parë, kur renditej në vendin e 76-të, shkruan scan-tv, transmeton Koha.net.
Kosova figuron vetëm në hartë, porse nuk janë prezantuar të dhëna të hollësishme për parametrat demokratik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahasuar me vendet e tjera të Evropës dhe rajonit, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Armenia, Moldavia dhe Turqia janë të vetmet vende më keq se sa Shqipëria.
Në nivel global, Norvegjia, Islanda dhe Suedia janë vendet më demokratike në botë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e 25-të.