Arbëri

Kosova me indeksin më të ulët të paqes në rajon

Kosovarët

Foto: Driton Paçarada

Kosova ka shënuar rënie për tri pozita në Indeksin Global të Paqes, kryer nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe.

Ky indeks vlerëson gjendjen e sigurisë dhe paqes së shteteve. Islanda kryeson listën e shteteve, teksa Kosova radhitet e 63-ta. Shqipëria e 52-ta, Serbia renditet një pozitë më keq se Kosova, Bosnja e Hercegovina e 59-a, Mali i Zi i 34-ti, Maqedonia e Veriut e 51-ta, Kroacia e 19-ta.

Organizata ka përfshirë një analizë gjithëpërfshirëse në bazë të të dhënave për trendet rreth paqes, ekonominë dhe mënyrën e zhvillimit të shoqërive paqësore.

Pesë shtetet më të sigurta dhe paqësore, sipas Indeksit, janë: Islanda, Norvegjia, Finlanda, Japonia dhe Singapori. Kurse, pesë më pak të sigurta janë: Afganistani, Jemeni, Sudani, Kongo dhe Sudani i Jugut.