Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Koreja Veriore e ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, përkundër kërcënimeve për sanksione më të ashpra amerikane.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Koreja Veriore e ka lansuar sistemin MRBM. Ky sistem, së fundit ishte testuar në shkurt dhe ka rreze më të vogël veprimi se raketat e lansuara në tri testet e fundit të Koresë Veriore”, citon REL zyrtarin amerikan në Arabinë Saudite, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po qëndron për vizitë dyditëshe.
Më herët, zyrtarët e Koresë Jugore kanë raportuar për këtë test, ndërsa zyrtarët më të lartë ushtarakë të këtij vendi thanë se raketa kishte fluturuar afro 500 kilometra.
Ky test u bë vetëm një javë pasi një zhvillim i ngjashëm është dënuar ndërkombëtarisht, ndërsa Uashingtoni tha se mund të imponohen sanksione të reja kundër Phenianit.
-
Koreja e Veriut teston një raketë balistike
-
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike pak para kthimit të Trumpit
-
Koreja e Veriut lëshon një raketë të ndaluar me fluturimin më të gjatë deri më tani
-
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike gjatë vizitës së Blinkenit në Seul
-
Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale pas kërcënimit ndaj SHBA-së