Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të dyshuar ndërkontinentale (ICBM), raportojnë zyrtarët japonezë dhe koreano-jugorë, shkruan BBC.
Raketa me rreze të gjatë fluturoi për më shumë se një orë përpara se të ulej pranë ujërave japonezë të mërkurën në mëngjes.
Lëshimi i raketës nga Pheniani vjen pasi kërcënoi me hakmarrje ndaj, siç tha, inkursionet e fundit të avionëve spiunë amerikanë mbi territorin e Koresë së Veriut.
Në fillim të kësaj jave, Koreja e Veriut kërcënoi se do të rrëzonte avionë të tillë.
Uashingtoni i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se patrullimet ushtarake janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Veriut lanson raketë balistike ndërkontinentale
-
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike pak para kthimit të Trumpit
-
Koreja e Veriut lëshon një raketë të ndaluar me fluturimin më të gjatë deri më tani
-
Koreja e Veriut teston një raketë balistike
-
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike gjatë vizitës së Blinkenit në Seul