Militantët islamikë dyshohet se kanë vrarë rreth 20 persona gjatë sulmeve në dy fshatra të Kongos lindore gjatë fundjavës, ka njoftuar të dielën ushtria dhe një grup lokal për të drejtat e njeriut, shkroi Reuters.
Luftëtarët që besohet se janë nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) vranë banorë dhe dogjën shtëpi në fshatrat Kandoyi dhe Bandiboli në provincën Ituri gjatë orëve të vona të së premtes dhe herët të shtunën, ka thënë Christophe Munyanderu, koordinator i grupit lokal Konventa për Respektimin e të Drejtave të Njeriut.
Zëdhënësi i ushtrisë kongoleze në Ituri, Jules Ngongo, ka konfirmuar rreth 20 vdekje dhe tha se forcat kongoleze janë në ndjekje të sulmuesve.
"Ishte shumë e vështirë për mua kur pashë trupat, fyti i tyre ishte prerë”, tha Alice Kyanga, prindërit e së cilës ishin në mesin e të vrarëve.