Autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave në Teheran dhe në disa qytete të Iranit, për shkak të ndotjes atmosferike që arriti nivele të tjera alarmi për shëndetin.
Në Teheran, një re gri ka mbuluar që prej disa ditësh qytetin duke zhdukur totalisht malet e Alborzit që dominojnë kryeqytetin. Dje, reja e ndotjes ishte e dukshme në luginat më shumë se 20 kilometra në veri të qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendimi për të mbyllur shkollat e kryeqytetit u njoftua nga zëvendësguvernatori i provincës së Teheranit, Mohammad Taghizadeh pas ndotjes së ajrit që arriti një prag të dëmshëm për grupet e personave të ndjeshëm”, sipas agjencisë zyrtare Irna, përcjell Ata.
Autoritetet u bëjnë thirrje të moshuarve, fëmijëve dhe personave me vështirësi respiratore të qëndrojnë në shtëpi.