Disa shkolla dhe universitete janë mbyllur në disa pjesë të Iranit duke përfshirë edhe Teheranin, për shkak të niveleve të larta të ndotjes së ajrit, raportojnë mediat lokale.
"Për shkak të ajrit të ndotur, çerdhet, shkollat dhe universitetet janë mbyllur", tha udhëheqësi i Teheranit Mohammad Taghizadeh pas një mbledhjeje të emergjencave.
Të rinjtë dhe të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi si dhe të gjitha aktivitetet sportive janë anuluar më 30 nëntor.
Teherani është përballur me smog gjatë tërë nëntorit.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani mbyll shkollat, universitetet dhe zyrat qeveritare në Teheran
-
Teherani mbyll shkollat shkaku i ndotjes së madhe të ajrit
-
Për shkak të ajrit të ndotur, mbyllen shkollat në Teheran
-
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën perëndimore të Iranit
-
Sulme të rënda ajrore godasin Iranin